Që nga 19 shtatori kur ka filluar votimi përmes postës, në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) kanë arritur rreth 6 mijë vota.
Ndonëse votimi përmes postës ka filluar më 19 shtator, në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), kanë arritur 6 mijë pako nga diaspora.
Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka bërë të ditur për lajmi.net, se deri dje në këtë institucion kanë arritur 5 mijë e 900 pako nga diasporta.
“Po vazhdon periudha e votimit përmes postës. Deri më 1 tetor kemi pranuar 5 mijë e 900 pako të supozuara me fletëvotime”, ka deklaruar Elezi, i cili shtoi se fletëvotimet e diasporës nga KQZ-ja do të pranohen vetëm deri më 5 tetor.Po ashtu, Elezi ka bërë të ditur se numërimi i të gjitha votave përmes postës do të bëhet në Qendrën e Numërimit dhe të Rezultateve (QNR).“ Numërimi i votave përmes postës bëhet në Qendrën e Numërimit dhe të Rezultateve, pas ditës së zgjedhjeve dhe pasi të zhvillohen të gjitha procedurat e parapara”, theksoi Elezi.
Vlen të theksohet se ditë më parë Elezi po ashtu ka bërë të ditur për lajmi.net, se të gjitha fletëvotimet e diasporës janë duke u ruajtur në një dhomë të veçantë të cilat sigurohen 24 orë nga Policia e Kosovës.
Numërimi i votave përmes postës bëhet në Qendrën e Numërimit dhe të Rezultateve, pas ditës së zgjedhjeve dhe pasi të zhvillohen të gjitha procedurat e parapara. Pakot me fletëvotime të supozuara të cilat vijnë nga jashtë Kosovës ruhen në një hapësirë të veçantë dhe të sigurt. Dhoma që është në shfrytëzim të KQZ-së sigurohet 24 orë nga Policia e Republikës së Kosovës”, kishte treguar Elezi pë lajmi.net.
Ndryshe 35 mijë e 87 qytetarë nga Kosova të cilët jetojnë në shtetet e ndryshme të botës kanë të drejtën e votës për zgjedhjet e 6 tetorit.
Duhet theksuar se votimi me postë ka filluar më 19 shtator dhe do të zgjasë deri më 5 tetor.
Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, për zgjedhjet e parakohshme të 6 tetorit kanë qenë 40 mijë e 313 aplikacione për regjistrim që janë pranuar dhe proceduar, por që janë aprovuar vetëm 35 mijë e 87 aplikacione pasi që 5 mijë e 226 aplikacione janë refuzuar për shkak të mosplotësimit të kritereve të përcaktuara me ligj. /Lajmi.net