Lajme

Rreshje të mëdha të shiut në Rahovec, përmbyten tokat bujqësore

Rreshjet e mëdha të shiut në komunën e Rahovecit kanë shkaktuar përmbytje. Këtë e ka bërë të ditur vetë kryetari i kësaj komune, Smajl Latifi.

Zonat më të prekura nga breshëri kanë qenë Zaqishti, Retija, Hoça e Vogël, Brestoci, Nagaci dhe Krusha e Madhe.

‘’Krusha e Madhe aktualisht është duke u përballur edhe me vërshime, ku bashkë me drejtorin e bujqësisë, kryesuesin e Kuvendit Komunal, ekipet e emergjencave dhe bashkëqytetarë vullnetarë jemi ende në terren’’, ka shkruar Latifi në rrjetin social Facebook.

‘’Nesër pritet të formohen komisione të veçanta të vlerësimit, pasi që dëmet më të mëdha janë në bujqësi e mbase edhe në amvisëri. Po bëjmë çka është e mundur si komunë, dhe pas vlerësimit të dëmeve, do të kërkojmë nga institucionet qendrore në Prishtinë përkrahje direkte për mbulimin e dëmeve.’’

Ai shton se, si pasojë e rreshjeve, janë shkatërruar disa toka bujqësore.

‘’Disa nga zonat që janë në pjesët e rrafshta dhe si pasojë e kullimit të ujit nga disa pjesë kodrinore, janë prekur nga vërshimet edhe disa nga kulturat bujqësore e sipërfaqe jo të vogla janë dëmtuar e nën ujë.’’

‘’Shpresojmë që reshjet do të ndalen dhe i t’i kthehemi normalitetit.’’, ka shtuar ai në një postim ku ka treguar edhe fotot nga vendet e prekura./Express/

Rrebeshet intensive, vërshimet dhe breshëri, sot pasdite përsëri kanë përfshirë komunën e Rahovecit.Zonat më të…

Posted by Smajl Latifi on Wednesday, May 20, 2020

 

Postime të ngjajshme
Lajme

Ahmeti merr përgjigje nga Kurti rreth çerdheve

Lajme

13 raste me COVID-19 në Kosovë, dy të shëruar

Lajme

Raportohet se te martën mund të thirret seanca për të votuar ‘Qeverinë Hoti’

Lajme

Hapet peticioni i Vetëvendosjes, me kërkesën për zgjedhje