Lajme

Rrëfimi rrënqethës i gruas së Bekim Fehmiut: Si e gjeta pas vetëvrasjes

Aktorja Branka Petriq dhe bashkëshorti i saj, Bekim Fehmiu ishin të martuar për gati pesë dekada, dhe ishin çift për t’u pasur zili.

“Kemi kaluar momente të shkëlqyera dhe të tmerrshme, por ajo që ishte konstante, si një spirancë, ishte dashuria jonë. Dhe ajo, aspak patetike, mbeti deri në fund të jetës sonë.

Kemi pasur qetësi dhe stuhi, ngritje dhe zbritje në jetë, e cila zgjati gati pesëdhjetë vjet”, ka deklaruar Branka, e cila me aktorin shqiptar ka dy djem, Uliksin dhe Hedonin, transmeton ‘espresso.rs’.

Megjithatë, një e shtënë me armë ka ndryshuar gjithçka në jetën e tyre. Bekimi ka kryer vetëvrasje në vitin 2010 në apartamentin e çiftit në Beograd.

“Ato ditë të fundit, Bekimi ishte i njëjtë dhe asgjë nuk tregonte se tragjedia ishte në ‘prag të derës’.

Një ditë më parë, luajta në shfaqjen ‘Ashtu është duhur të jetë’, në të cilën personazhi kryesor kryen vetëvrasje me armë. ‘Çfarë ironie?’. Të nesërmen kemi qenë së bashku në shtëpi, dhe rreth orës 14 i kam thënë Bekimit se po shkojë te floktarja. Më përcolli deri te dera dhe më pyeti a kam shfaqje sot. Iu përgjigja që jo dhe i thashë që tërë mbrëmjen do të jemi së bashku, dhe ai më përqafoi.

Me asgjë nuk e ka vërejtë se do të jetë kjo hera e fundit që do ta shoh të gjallë në jetën time”.

Detajet e aktit i mori vesh në momentin kur u kthye nga floktarja ndërsa u ballafaqua edhe me momentet e para të pas vetëvrasjes së aktorit.

Postime të ngjajshme
Lajme

Britania e Madhe del me qëndrim zyrtar për dialogun Kosovë-Serbi

Lajme

Inatoc e Pidiq: 6 emra të pazakontë të fshatrave të Gjilanit

Lajme

Vlora Çitaku tregon nëse do të garojë për kryetare të PDK-së

Lajme

Ambasada gjermane tregon se kur do të fillojnë me termine për viza pune