Lajme

Rrëfimi i Ramush Haradinajt: Edhe unë dhe familja e motrës sime u helmuam në Deçan, këto ishin simptomat

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se edhe ai ka qenë në mesin e të helmuarve në Deçan.

Ai në “Politiko” të Kanal 10 e ka konfirmuar se edhe vet ka pasur simptoma por jo të mëdha, shkruan Gazeta Online “Reporteri.net”.

“Të them të drejtën nuk kam pasur simptoma të mëdha, kam pasur pak por jo të mëdha/ Fëmijët e motrës Antifonës po. Shumë të afërm. Nuk është diçka që shpjegohet si gjendje”, tha ai.

Haradinaj tha se ka një qetësim të gjendjes.

“Është zvogëluar numri i atyre që kërkojnë ndihmë mjekësore që jep shpresë se do të ndërpritet kjo gjendje. Situatë mjaft e çuditshme dhe jo e zakonshme. Sidomos dy ditët e para kanë qenë të rënda. I Kam parë njerëzit duke vuajtur e veçanërisht ishte e dhimbshme t’i shohësh fëmijët duke vuajtur”, tha ai.

Postime të ngjajshme
Lajme

Bëhuni gati për temperatura të larta, parashikimi i motit për sot dhe ditët në vijim

Lajme

Parashikimi i motit për ditën e diel

Lajme

Përveç temperaturave të larta, Kosova në këto ditë do të zhytet edhe me pluhurin saharian

Lajme

Infektologu kosovar tregon se pse po infektohen të vaksinuarit kundër COVID-19