Sport

Rrëfimi i ish-futbollistes së infektuar me COVID-19 prej 331 ditësh

Ish-futbollistja nga Çikago, amerikania Caitlin Dennis ka vuajtur nga COVID-19 për 331 ditë.

Ajo tha se u infektua para se të regjistrohej vdekja e parë në shtetin amerikan të Illionois, shkruan “Zeri.info”.

Asaj tashmë po i duket se e ka kaluar një shekull të tërë që nga ajo kohë.

“Unë u infektova me virusin korona para se dikush të mbante maskë. Tash po flasim për vitin e dytë, vaksinat dhe masat e reja, por për mua gjithçka është e njejtë”, tha ajo.

“Unë jam gjithmonë në shtrat, në dhomën time dhe jam e sëmurë prej 331 ditësh. Ndihem sikur koha nuk po lëviz, ndihem sikur jam në burg”, tregoi Dennis për “Washington Post”.

“Ndonjëherë kam humbje të kujtesës, kështu që mendoj se kam amnezi”, shtoi ajo.

Postime të ngjajshme
Sport

Përsëri shënon Haaland, Dortmundi dyfishon epërsinë ndaj Bayern Munichit

Sport

Prishtina 2-0 Llapi, rastet dhe golat nga kjo ndeshje

Sport

Zyrtare: Ish-trajneri i Vëllaznimit merr drejtimin e Prishtinës

Sport

Morina i gëzohet pikës së fituar në Gjilan