Sport

Rrëfimi emocional i sulmuesit të Kosovës

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Përfaqësuesja e Kosovës do t’i zhvillojë dy ndeshje këtë muaj në kuadër të eliminatoreve për Kampionatin Evropian “Euro 2020”.

Fillimisht, më 7 shtator Kosova e pret Republikën e Çekisë në Prishtinë, ndërkaq tri ditë më vonë i shkon Anglisë në Southampton.

Të dy ndeshjet zhvillohen në kuadër të grupit A, aty ku Kosova renditet në vendin e tretë me pesë pikë, ndërsa Anglia dhe Republika e Çekisë ndajnë dy vendet e para me nga gjashtë pikë.

I entuziazmuar për këto dy ndeshje është edhe sulmuesi i Kosovës, njëherit anëtar i skuadrës angleze Sheffield Wednesday.

Në një intervistë për faqen zyrtare të klubit që garon në Championship (Liga e Dytë e Anglisë), Nuhiu është shprehur krenar që luan për Kosovën.
“Vetëm të luash për Kosovën nuk është njejtë si të luash për ndonjë ekip kombëtar, është shumë më shumë. Ju i dini gjërat se si njerëzit kanë vuajtur këtu. Askush nuk e ka imagjinuar se mund ta shohin Kosovën duke luajtur në eliminatore”, u shpreh fillimisht Atdhe Nuhiu.

Padyshim, ndeshja kryesore e këtij muaji zhvillohet kundër Anglisë në stadiumin e Southamptonit “St Mary’s Stadium”, dhe jo në “Wembley” aty ku “Tre Luanët” zakonisht luajnë.

Nuhiu thotë se dëshira e tyre ishin të luanin në “Wembley”, megjithatë shton se mezi presin ndeshjen në fjalë.

“Është paksa ‘pikëlluese’ që nuk luajmë në ‘Wembley’. Megjithatë, mezi jemi duke pritur për këtë ndeshje”, shtoi Nuhiu.

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Sport

I mbajtur një vit në burgun serb pasi e ngatërruan me dikë tjetër, Petrit Dula pas lirimit rrëfen për periudhën e vështirë që kaloi

Sport

Gjilani kalon në epërsi ndaj Llapit

Sport

Shënon Llapi, e ngushton rezultatin

Sport

Duka më i votuari në UEFA, rizgjidhet anëtar i Komitetit Ekzekutiv