Sport

Rrëfehet Granit Xhaka: Ja pse e hodha fanellën dhe reagova ndaj tifozëve

Futbollisti shqiptar me pasaportë zvicerane, Granit Xhaka në një intervistë për portalin zviceran “nzz.ch”, transmeton “Zeri.info”, ka treguar në lidhje me ndryshimin e tij që pas marrjes së ekipit nga Mikel Arteta.

Ai tregoi se i kishte humbur dëshira dhe besimi te Arsenali para se të vinte Arteta trajner.

“Jam i befasuar shumë nga Arteta. Jam njeri, kam emocione dhe gjëra që më lëndojnë. Veprimi ofendues ndaj fansave që bëra atë ditë, të kthehesha sot nuk do ta bëja. Nuk shkova në stërvitje për dy ditë, duke menduar se çfarë ka ndodhur. Zemra ime kishte ikur nga klubi. Fakti që jam ende këtu është falë trajnerit Mikel Arteta”, ka thënë Xhaka duke sqaruar.

“Së pari ai donte t’i shpjegoja se si ndihem dhe pse veprova në atë mënyrë. Isha në gjendje që të përshkruaja gjendjen time dhe se çfarë kisha në mendje”, ka përfunduar Granit Xhaka i cili aktualisht është I grumbulluar me përfaqësuesen e Zvicrës për ndeshjet e nëntorit. /

Postime të ngjajshme
Sport

Këto janë ekipet dhe lojtarët me vlerën më të madhe në Superligën e Kosovës

Sport

Drenica në krizë pas tri humbjeve radhazi

Sport

Holanda vs Kosova, kuotat e bastoreve për këtë ndeshje

Sport

Studimi gjerman tregon se si koronavirusi e prek trurin e pacientëve