Lajme

Rrëfehet familjarja e Saranda Bogujevcit: Kështu i mbijetoi deputetja masakrës nga ushtria serbe

E mbijetuara e masakrës ka folur për ngjarjen më të rëndë në jetën e saj, thotë se është fyer shumë nga zv. kryeministri i Kosovës.Gjurmët e plumbave janë nëpër muret e shtëpisë.Ato ruhen ende, ndonëse është kujtimi më i keq për familjen Bogujevci nga Podujeva.

Por anëtarët e kësaj familje që humbi shumë gjatë luftës kanë vendosur që edhe në këtë formë të tregojnë krimet që kishin kryer forcat serbe gjatë luftës.Ishte 28 marsi i vitit 1999.Familja Bogujevci ishte brenda kësaj shtëpie, kur në oborr u futen paramilitarët serbë.

Njësiti “Shkorpionët” nxorën anëtarët nga shtëpia dhe në këtë vend i pushkatuan.
Emrat e të vrarëve në këtë masakër ku mbetën të vrarë 14 anëtarë të familjes Bogujevci dhe Duriqi janë vendos në një kënd shtëpisë brenda së cilës tash nuk jeton askush.Shumë u vranë e të tjerët janë larguar nga Kosova.E familjarët e mbetur e kujtojnë me dhimbje këtë ngjarje.Pjesë e kësaj historie të dhimbshme është edhe Saradna e cila ndonëse u godit 16 herë i mbijetoi kësaj masakre, bashkë me Fatosin dhe Jehonën.Elfete Sheholli, mes dhimbjesh tregon fatin e Saranda Bugojevcit.Deklarat e Driton Selmanajt, zv. kryeminstër i Kosovës thotë se kanë fyer më shumë se gjithçka tjetër.

Për krimet që shteti serb i bëri mbi familjen e saj, Bogujevci ka treguar para disa vitesh edhe në Beograd në prezencën e ish kryeministrit të Serbisë.

Rëfimin e plotë mund ta ndiqni duke klikuar

https://video.gjirafa.com/historia-e-trishte-e-saranda-bogujevcit

Postime të ngjajshme
Lajme

Rastet e reja me COVID-19, janë nga këto komuna

Lajme

Ky është numri i rasteve të reja me COVID-19

Lajme

Nipi e zbulon flamurin personal të Isa Boletinit: E ka ngritur me 30 qershor 1912

Lajme

Përplasje e re, mospajtime të vazhdueshme