
Amir Rrahmani është shumë pranë kalimit te Napoli, teksa së fundmi është arritur marrëveshja edhe me klubin e tij të Veronës.
Të kaltrit e drejtuar nga Gennaro Gatusso po punojnë për të përforcuar skuadrën në këtë afat kalimtar dhe i kanë të qarta objektivat.
Sipas gazetarit të njohur italian Gianluca Di Marzio, drejtuesit e Napolit kanë pasur një takim ditën e djeshme me përfaqësues të Veronës, dhe kanë arritur marrëveshjen për transferimin e mesfushorit Amrabat dhe Rahmanit te ekipi i Gatussos.
Tashmë për Rrahmanin është arritur gjithçka, por po pritet të arrihet marrëveshja edhe me mesfushorin maroken, i cili nuk po gjen gjuhën e përbashkët me Napolin, për sa i përket çështjes së kontratës.
Mbrojtësi kosovar do i kushtojë arkave të Napolit 14 milionë euro dhe do të firmosë një kontratë 5-vjeçare me 1.5 milionë euro në sezon.