Sport

Rrahmani reagon pas humbjes në Lubjanë

“Dardanët” nuk rezistojnë në Ljublanë. Përfaqësuesja e Kosovës ka regjistruar humbje nga Sllovenia në Ligën e Kombeve.

Në ndeshjen që u zhvillua në “Stadion Stozice”, Kosova është mposhtur nga skuadra që drejtohet nga Matjaz Kek, raporton “Zeri.info”.

Ndeshja e vlefshme për grupin C3 u mbyll me rezultat 2:1, me dy skuadrat që kishin raste të shumta shënimi.

Pas ndeshjes, futbollisti i Kosovës, Amir Rrahmani ka thënë se të gjithë lojtarët e kanë dhënë maksimumin sonte.

“Unë e pashë që ishte dora e ngjitur, nuk është reale. Besoj që kjo ishte një prej ndeshjeve më taktike që e kemi luajtuar, ka qenë një ndeshje me shumë koncentrim, të gjithë lojtarët kanë dhuruar maksimumin, nëse vazhdojmë kështu do të arrijmë fitore”, deklaroi Rrahmani në “SuperSport”, përcjell “Zeri.info”.

“Normalisht që është ndeshja e fundit dhe besoj se do të fitojmë, po të luajmë si sot fitorja nuk është e diskutueshme dhe të mbyllim ciklin siç duhet”, thotë mbrojtësi i Napolit.

“Unë sot e cilësoj si fitore sepse kemi treguar shpirtin luftarak dhe për mua kjo është fitore, jo vetëm Moldavia edhe në kualifikueset tjera kundërshtarët do ta kenë shumë të vështirë me ne”, deklaroi Rrahmani.

Postime të ngjajshme
Sport

Dikush me pica e dikush në jakuzi, futbollistët e Dritës po argëtohen para ndeshjes me Ballkanin

Sport

Futbollisti i Feronikelit emocionohet duke nderuar figurën e të ndjerit Shefqet Sinanit

Sport

Dikur ishte yll i Real Madridit, sot merret me muzikë

Sport

Drita njofton për humbjen e njërit prej më të dashurve të familjes së tyre!