Sport

Rrahmani për mediat italiane: Ronaldon mund ta kisha markuar më mirë, Kam dashur të mësoj gjuhën italiane

Futbollisti kosovar, Amir Rrahmani ka dhënë një intervistë për mediumin ‘L’Arena’ në të cilën ka folur për shumë gjëra.

Rrahmani në këtë intervistë ka treguar që në ndeshjen e luajtur kundër Juventusit ai mund ta kishte markuar më mirë Ronaldon, transmeton IndeksOnline.

“Goli i Ronaldos? Edhe pse Ronaldo gjithashtu ka treguar se është një kampion i shkëlqyeshëm në atë veprim, unë ndoshta mund të kisha markuar më mirë” tha Rrahmani.

Kosovari në këtë intervistë shprehi interesimin e tij të hapur që të luaj në Serie A duke thënë “Për momentin thjesht dua të vendosem në Serie A, një kampionat shumë prestigjioz. Dhe atëherë unë do të doja të shënoja”.

Futbollisti i Kombëtares së Kosovës tregoi se në skuadrën e tij ka marrëdhënie mjaftë të mirë edhe me Marash Kumbullën.

“Ndihem shumë rehat me të gjithë shokët e skuadrës, ne jemi një grup i madh, ka ndjenja dhe bashkëpunim midis nesh. Në veçanti, kam një marrëdhënie të bukur me Kumbulla, Radunovic dhe Günter”.

E në këtë intervistë Rrahmani nuk e ka lënë pa e përmendur Kosovën ku ka treguar se në këtë vend ende është duke u shkruar për të.

“Në Kosovë vazhdojnë të shkruajnë se transferimi im në Napoli ishte më i shtrenjtë në historinë e futbollit në vendin tim. Sidoqoftë, nuk mendoj për këtë, deri në qershor jam një lojtar i Hellas, dhe jam krenar që vesh këtë fanellë dhe i vendosur për ta përfunduar sezonin më të mirë”.

“Kam dashur të mësoj gjuhën italiane, është një gjë e rëndësishme nga shumë këndvështrime. Çfarë më pëlqen më shumë nga Verona? Qendra historike, është e bukur dhe në të njëjtën kohë relaksuese”, përfundoi futbollisti.

Postime të ngjajshme
Sport

Futbollisti italian infektohet me koronavirus

Sport

Gjyqtarët e javës së 20-të: Nuza nuk delegohet fare, Prishtina – Ballkani i besohet…

Sport

Ish-drejtori i Liverpoolit flet fjalë të mëdha për Vedat Muriqin

Sport

Kamberi tregon se si është që të jesh nën urdhërat e legjendës, Steven Gerrard