Lajme

Rrahja si në filma në mes të Gjakovës, Policia jep detaje për rastin

Një rrahje mes dy personave ka ndodhur sot rreth orës 18:00 në rrugën “Nënë Tereza” në Gjakovë.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Nysret Gjurkaj, ka dhënë detaje.

Ai ka thënë se të dyshuarit fillimisht ishin ofenduar mes vete lidhur me përparësinë në komunikacion.

Tutje ai ka shtuar se pas ofendimeve me fjalë të dyshuarit janë përleshur fizikisht mes vete, me ç’rast kanë pësuar lëndime trupore.

Të njëjtit më pas janë dërguar për tretman mjekësor, kurse me vendim të prokurorit janë në ndalim për 48 orë.

“Me vendim të Prokurorit dy të dyshuarit mbahen në ndalim policor për 48 orë”, tha ai.

Gjithashtu në videon e publikuar nga Gazeta Sinjali shihet ndërhyrja e ngadaltë e policisë, të cilët veprojnë sikurse të ishin spektatorë.

Postime të ngjajshme
Lajme

Vritet një person në Batllavë

Lajme

12 komunat ku LVV shkon në balotazh

Lajme

Në 24 komuna përfundon numërimi i votave, këta kandidatë prijnë në zgjedhje

Lajme

Numërohen votat në Mitrovicë, ky është rezultati