Lajme

Rrahja në “Galeria Shopping Mall” në Prizren, sigurimi bën për spital 3 persona

Sot ndodhi një incident i rëndë në një qendër tregtare në Prizren.

Gazeta Online “Reporteri.net” raportoi më herët se në një qendër tregtare ndodhi një përleshje mes sigurimit dhe dy qytetarëve.

Policia konfirmon se rrahja ka ndodhur në qendrën tregtare “Galeria Shopping Mall”, ku sigurimi bëri për spital tre persona pas një konflikti verbal për vendosjen e maskave anti Covid 19.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi ka bërë të ditur për Insajderi se tashmë në stacionin policor janë shoqëruar katër persona, të përfshirë në këtë përleshje fizike.

Sipas Gashit, arsyeja e përleshjes në qendrën tregtare “Galeria Shopping Mall” ishte mosbindja e qytetarëve ndaj punëtorit të sigurimit, i cili kishte kërkuar vendosjen e maskës brenda hapësirave të një qendre tregtare në Prizren.

“Njësiti i Policisë i janë përgjigjur këtij rasti dhe në stacionin policor janë shoqëruar katër persona të përfshirë në përleshje. Hetuesit në koordinim me Prokurorin e shtetit janë duke u marrë me rastin. Të dyshuarit do të ndalohen deri në 6 orë derisa të kryhen procedurat. Deri te kjo përleshje kanë ardhur pasi personat nuk i janë bindur sigurimit për vendosjen e maskave”, deklaroi Gashi.

Nga Qendra Tregtare “Galeria Shopping Mall”, kanë thënë se me rastin është duke u marr Prokuroria, teksa për detaje të tjera do të njoftohen me vonë.

“Është e diele dhe qendra është e mbyllur. Është duke u marr me rastin Prokuroria dhe nuk mundem të them asnjë detaje tjetër për momentin” – u deklaruan nga “Galeria Shopping Mall” për Gazetën Insajderi.

Kjo qendër tregtare drejtohet nga Gojart Shaqiri, i cili është drejtor i këtij biznesi.

Ai bashkë me vëllain e tij, Drenas Shaqirin janë aksionerët kryesor të kësaj qendre tregtare. Dy biznesment janë djemtë e këngetarit të mirënjohur Ilir Shaqiri.

https://video.gjirafa.com/rrahje-masive-per-mungese-maskash-mes-sigurimit-dhe-qytetareve-ne-nje-qender-tregtare-ne-prizren-mp4

Related posts
Lajme

Përparim Rama ia ofron Arben Vitisë postin e Drejtorit të Shëndetësisë

Lajme

Kjo është bomba 907 kg që u gjet sonte në Merdare

Lajme

Grushte, shqelma e kapje për flokë: Bëhen “llom” mes vete dy femra në Fushë Kosovë

Lajme

Kjo është gruaja më e kërkuar në Evropë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *