Lajme

Rrahim Tërnava synon postin e deputetit: Do të jem zë i fuqishëm i Fushë Kosovës

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Rrahim Tërnava nga PDK po e synon postin e deputetit në Kuvendin e Kosovës dhe në rast fitoreje do të shndërrohet ne deputetin e parë që vjen nga Fushë Kosova në kuadër te PDK-së.

Ai në Magazina Zgjedhore tha se do të angazhohet për zgjidhjen e problemeve me të cilat përballen qytetarët e kësaj ane.

“Ka shumëçka për t’u bërë për Fushe Kosovën. Qytetarët e kësaj komune përballen me probleme elementare, sidomos fshatrat përreth që nuk kanë as ujë të pijshëm. Do të jem zë i fuqishëm për qytetarët e Fushë Kosovës”.

“Sa i përket fushës së sportit nuk kemi investime. Gjithashtu Fushë Kosova ka nevojë për investime në fushën e kulturës, kemi nevojë për objekte kulturore”.

“Unë do të merrem me problemet themelore. Mendoj se është absurde të merremi me problemet madhore, me diplomaci botërore e t’i lëmë anash gjërat elementare. Do të merrem me problemet elementare të qytetarëve”.

Tërnava gjithashtu tha se do të ketë në fokus edhe rininë kosovare.

“Do të jem një urë e madhe për gjeneratat e reja që të bëjmë ndryshime. Të gjithë themi që rinia është e ardhmja por nuk punojmë me plane konkrete për rininë. Shpresoj që me ndihmën e kryeministrit të ardhshëm Kadri Veseli, do t’i realizojmë. Në veçanti platformën digjitale si dhe do të angazhohem për ndërmarrësi dhe prodhim për fabrikat e vogla që prodhimi vendor të shitet jashtë Kosovës”.

Ai u shpreh i bindur në fitoren e PDK-së përderisa premtoi se do të vazhdojë komunikimin dhe debatin me qytetarët edhe pas përfundimit të fushatës zgjedhore.

Rrahim Tërnava gjithashtu tha se pas dy vjetës do t’i futet garës për kryetar komune të Fushë Kosovës.

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Lajme

Vuçiq s’arrin ta fus ushtrinë në Kosovë, për 30 sekonda bombardohet Beogradi

Lajme

Nuk jam ateist, Valon Syla tregon se në çka beson

Lajme

E pazakontë: Majmuni shijon rrezet e diellit në ballkonin e një banese në Prishtinë

Lajme

‘Eskalon’ deputeti i VV-së, me akuza ndaj Kryeziut: Po mërzitesh që s’po fiton Radoiçiqi, shyqyr që po iu bien maskat