Sport

Ronaldo përshëndetet me lojtarët, largimi i menjëhershëm. Ja kush e rrëmben “bishën”

“Il Messaggero” raporton se sulmuesi i Juventusit, Cristiano Ronaldo u ka thënë shokëve të tij të skuadrës se dëshiron të largohet nga “Allianz Stadium”.

Ylli portugez aktualisht po përgatitet për Euro 2020 por nxiti spekulimet e një largimi nga Torino këtë verë duke zbuluar se ai “ka arritur objektivat e tij në Itali”.

36-vjeçari u bashkua me Juventusin në korrik të vitit 2018 dhe me fanellën e “Zonjës së Vjetër” ai ka fituar dy Scudetto, një Coppa Italia dhe dy Supercoppa Italie.

Pesë herë fituesi i Topit të Artë javët e fundit po përflitet për një rikthim në Manchester United ose Real Madrid , madje Sporting CP dhe Paris Saint-Germain janë përmendur si destinacione të mundshme.

Postime të ngjajshme
Sport

Mikrobiologu Lul Raka: Kur klubet tona të fillojnë garat në Evropë, le të lejohen shikuesit në një përqindje

Sport

Mici flet nga Tirana

Sport

Shkëndija nënshkruan kontratë profesionale me mesfushorin 17-vjeçar

Sport

Zyrtare: Trepça ’89 ndahet me futbollistin e njohur