Sport

Ronaldo me shifra të frikshme, me fanellën e Juventusit

Ronaldo “shpëton” Pirlon dhe Juven pas barazimit të bardhezinjve në fushën e Romës.

Kërcimi i mrekullueshëm në rastin e golit të dytë ngjason me golin që shënoi sezonin e kaluar kundër Sampdorias në “Marassi”.

Portugezi vendosi firmën e tij si golashënues për herë të tretë në dy javët e para të kampionatit. Është i vetmi me 3 gola, pas tij janë 7 futbollistë me nga dy finalizime. Janë thjesht numra, por që shpesh shpjegojnë se sa madhështor është një lojtar. Numrat e CR7 flasin vetë.

Ronaldo ka arritur kuotën rekord prej 450 golash të shënuar në pesë ligat kryesore evropiane që nga viti 2003-2004, që shënon debutimin e tij me Manchester United.

Është hera e katërt në karrierën e tij që shënon në dy ndeshjet e para të kampionatit (2009, 2001, 2014 dhe 2020). Më parë ia kishte dalë të realizonte në dy sfidat e para kur luante me Real Madridin.

Se sa peshon prania e tij tek Juvja, vërtetohet nga dy të dhëna. Që kur ka mbërritur në Torino, në fakt, fenomeni nga Funchal ka marrë pjesë aktivisht në 69 gola të Serisë A (55 gola dhe 14 asistime), të paktën 43 më shumë se çdo lojtar tjetër i Juventusit.

Në pak më shumë se dy vjet, që kur zbarkoi në Itali, është lojtari që ka shënuar më shumë gola (55), 7 prej të cilëve me kokë. Dhe përsëri nuk është i kënaqur.

“Nuk ishte rezultati që donim, por me shpirtin ekipor do të bëhemi më të fortë se kurrë”, – shkroi ai në Instagram pas dygolëshit ndaj Romës.

Postime të ngjajshme
Sport

Jo vetëm italianët, ja çfarë shkruajnë mediat franceze për Mirlind Dakun

Sport

Zyrtare: Formacionet startuese të ndeshjes, Napoli- Az Alkmaar, ky është vendimi për Amir Rrahmani

Sport

Superliga zgjon interesim: Dy menaxherët e njohur të futbollit, dje vëzhguan derbin Ballkani-Drita

Sport

Delegohen gjyqtarët për ndeshjet e zjarrta të xhiros së tetë