Sport

Ronaldo largohet nga grumbullimi me Portugalinë

Cristiano Ronaldo është liruar nga grumbullimi me Kombëtaren e Portugalisë, shkruan Zeri.info.

Federata e Futbollit e Portugalisë ka njoftuar se Ronaldo është liruar nga detyrat me kombëtaren, pasi edhe ashtu nuk mund të paraqitet ndaj Azerbejxhanit në ndeshjen kualifikuese për Botërorin “Katar 2022”.

36-vjeçari u ndëshkua me karton të verdhë në ndeshjen e së mërkurës ndaj Irlandë, duke u suspenduar kështu për ndeshjen e radhës.

Kësisoj, Federata e Futbollit e Portugalisë ka vendosur ta lirojë pesë herë fituesin e “Topit të Artë” nga grumbullimi. Kjo nënkupton se Ronaldo nuk do të paraqitet as në miqësoren e 9 shtatorit ndaj Katarit.

Tani, Cristiano Ronaldo raportohet se mund të fillojë stërvitjet me Manchester Unitedin, më herët nga se ishte parashikuar.

Postime të ngjajshme
Sport

Shkëlqen Asensio, Real Madridi mposht bindshëm Mallorcën

Sport

Ronaldo kalon Messin si futbollisti më i paguar

Sport

Valon Berisha publikon pamje të rënda të këmbës pas lëndimit

Sport

Lyoni triumfon me përmbysje ndaj Troyes, kjo është nota e Shaqirit pas golit të shënuar