Sport

Ronaldo i ‘dërgon mesazhe’ Fernandezit për synimet e skuadrës këtë sezon

Pas rikthimit të tij në klub për një tarifë prej 15 milion euro (12.86 milion) me bonuse të mundshme prej 8 milion euro (6.86 milion), Cristiano Ronaldo do të shpresojë që periudha e tij e dytë në klub të jetë po aq e suksesshme sa e para me ‘djajtë’.

Portugezi do të sigurohet që të gjithë shokët e tij të skuadrës të bëjnë përpjekjet e tyre më të mira pasi klubi synon të fitojë titullin e parë të ligës që nga viti 2013.

Sipas The Sun, një burim nga Manchester United tha: “Lojtarët dhe stafi stërvitor tani besojnë se kanë skuadrën më të mirë në ligë dhe mund të fitojnë Premier Ligën këtë sezon.

“Ronaldo gjithashtu ka folur me Bruno Fernandes dhe i ka thënë që t’u tregojë lojtarëve të tjerë se ata duhet ta fitojnë titullin këtë vit.

“Ata duhet të punojnë shumë dhe të fillojnë të besojnë në veten e tyre. Lojtarët nuk kanë ndalur së foluri për Ronaldon që kur ai nënshkroi dhe ata mezi presin të stërviten dhe të luajnë përkrah tij”, thuhet nga burimi i afërt i klubit.

Me Ronaldon në krye dhe me fanellën e tij me numrin shtatë, pritjet në Old Trafford janë shumë të larta.

Ai, së bashku me nënshkrimet e mëdha verore Jadon Sancho dhe Raphael Varane, kanë siguruar që menaxheri Ole Gunnar Solskjaer të ketë një shans të shkëlqyer për të fituar trofeun e tij të parë për klubin.

Aktualisht, ish-lojtari i Real Madridit po i nënshtrohet një karantine pesë-ditore pasi u kthye nga detyra ndërkombëtare me Portgualinë.

Ai mori një karton të verdhë pasi zhveshi fanellën e tij duke e festuar golin fitues të Kombëtares së tij, e cila çoi në suspendim për një ndeshje që do të thotë se ai mund të lirohet herët nga skuadra e tij kombëtare.

Pasi të ketë mbaruar periudha e tij e izolimit, ai mund të bëjë debutimin e tij kundër Newcastle United para turmës së shikuesve të shtunën më 11 shtator.

Postime të ngjajshme
Sport

Shkëlqen Asensio, Real Madridi mposht bindshëm Mallorcën

Sport

Ronaldo kalon Messin si futbollisti më i paguar

Sport

Valon Berisha publikon pamje të rënda të këmbës pas lëndimit

Sport

Lyoni triumfon me përmbysje ndaj Troyes, kjo është nota e Shaqirit pas golit të shënuar