Sport

Ronaldo flet për përballjen Portugali – Itali, ja cila skuadër është favorite

Sulmuesi i Manchester Unitedit, Cristiano Ronaldo, ka folur në një intervistë për ESPN Brazil për mundësitë që ka kombëtarja e tij për t’u kualifikuar në Kupën e Botës Katar 2022.

Ronaldo ka qëndruar me këmbë në tokë, duke pranuar se kualifikimi për në Katar nuk është i lehtë për kombëtaren e tij. “Betejat e vërteta na presin dhe nuk do të jetë e lehtë t’i fitojmë. Do të ishte shumë e trishtueshme dhe e vështirë për t’u pranuar nëse nuk do të arrinim të kualifikoheshim për në Kupën e Botës” u shpreh 5 herë fituesi i Topit të Artë.

“Në futboll, ashtu si në jetë, ne kalojmë momente të vështira, por ajo që ka rëndësi është aftësia për t’i kaluar ato. Dhe ne e dimë se do të kemi ndeshje shumë të vështira, e para ajo me Turqinë. Nëse do të Arrijmë të fitojmë mendoj se do të kemi përballë Italinë. Do të jetë e vështirë, por e di që në mars do të jemi të përgatitur. Do të jetë një betejë e madhe për ne dhe shpresoj që tifozët ta shijojnë, por në fund do të kualifikohemi ne” përfundoi Ronaldo.

Portugalia do të përballet me Turqinë dhe nëse arrin të kualifikohet, përballë do të ketë fituesin e çiftit Itali-Maqedoni e Veriut.

Related posts
Sport

Distria Krasniqi mëson kundërshtaren për finale – kjo është koha dhe mënyra si mund ta ndiqni finalen

Show BizzSport

Kjo është befasia që Cristiano ia bë Georginën në mes të Dubait

Sport

Me dy gola të shënuar mbyllet ndeshja miqësore Llapi – Neftchy

Sport

Distria Krasniqi në gjysmëfinale

Leave a Reply

Your email address will not be published.