Sport

Ronaldo fantastik, Portugalia fiton me përmbysje ndaj Irlandës

Portugalia ka mposhtur Irlandën 2-1.

Ndeshja mes Kombëtares së Portugalisë dhe asaj të Irlandës është mbyllur me rezultat 2-1, shkruan lajmi.net.

Ndeshja nisi më mirë për portugezët që patën iniciativën e lojë ndërsa irlandezët mbroheshin.

Ishte min e 15’ kur vendasit humbin penalltinë në min e 15’ kur u tregua i pasaktë Cristiano Ronaldo.

Mysafirët duket sikur u ‘ndezën’ më pas dhe gjetën golin e epërsisë në min e 45’ përmes John Egan.

Në pjesën e dytë portugezët morën kontrollin e lojës në përgjithësi dhe patën shumë raste shënimi.

Golin e barazimit e gjetën në min e 89’ ku pas një harkimi më së miri në zonë u gjend Cristiano Ronaldo që realizoi me kokë për 1-1.

Krejt në fund, Ronaldo shënoi sërish në min e 90+6’ duke e arritur përmbysjen e rezultatit dhe fituan 2-1.

Me këtë rezultat Portugalia ka 10 pikë dhe renditet e para në grupin A, ndërsa Irlanda mbetet pa pikë në fund.

Postime të ngjajshme
Sport

"Efekti" Berisha rriti vlerën e Prishtinës, tani bardhekaltërit bëhen klubi më i shtrenjtë në Kosovë!

Sport

Batatina i kundërpërgjigjet “Xhebrailave”

Sport

Ronaldo biznesmen i suksesshëm, i ndryshoi jetën 40 mijë njerëzve

Sport

Ish futbollisti i Prishtinës nënshkruan për skuadrën e njohur evropiane