Sport

Ronaldinho e “pagëzon” pasardhësin e tij: Po, ai është trashëgimtari im

Ronaldinho e ka quajtur Neymarin si trashëgimtarin e tij.

Fituesi i Topit të Artë i vitit 2005 ishte një ikonë për ekipin kombëtar dhe i ndihmoi ata drejtë lavdisë së Kupës së Botës në vitin 2002 dhe Kupën e Amerikës në vitin 1999.

Brazili morin Kupën e Amerikës në vitin 2019 me Neymarin që ishte i lënduar , dhe ylli i PSG-së ishte i zhgënjyer në finalen e së shtunës pasi Argjentina mundi Brazilin 1-0 për të fituar këtë trofe, përcjellë KosovaPress.

Ronaldinho beson se sulmuesi 29-vjeçar ka zënë vendin e tij si heroi i Brazilit, “Po, pa dyshim, ai është trashëgimtari im.”, tha Rolandinho për “France Football”.

“Ai është lojtari ynë kryesor, idhulli i brazilianëve. Ai nuk e ka humbur guximin, driblimin e tij dhe është gjithmonë kënaqësi ta shoh atë në fushë”.

Ronaldinho gjithashtu ka qenë i impresionuar nga ndikimi i Kylian Mbappe për PSG-në dhe Francën.

Ai ka mbështetur fituesin e Kupës së Botës për të ndjekur hapat e tij duke fituar Topin e Artë në të ardhmen.

“Ai më kujton pak Ronaldon. Unë e dua këtë fëmijë. Ai është një lojtar i shkëlqyeshëm, shumë i talentuar,” shtoi ai.

“Ai ka të gjitha cilësitë për të fituar Topin e Artë. Më pëlqen ta shoh duke luajtur, veçanërisht kur Neymar luan me të. Për sa i përket lojtarëve më të mirë, Parisi është shërbyer shumë mirë.”, tha në fund Ronaldinho.

Postime të ngjajshme
Sport

Munishi e uron emërimin e Begollit si trajneri i Vëllaznimit me këtë këngë

Sport

Ja në sa ora do të parakalojnë në sheshin “Nënta Tereza” xhudistet kosovare

Sport

Ballkani sot luan miqësoren e radhës, ja me kë takohet

Sport

Dukagjini aranzhon miqësore me skuadrën e Ligës së Parë, ja kur do të zhvillohet!