Sport

Roma e do yllin e Manchester Unitedit

Roma e ka identifikuar mbrojtësin e Manchester Unitedit, Diogo Dalot, si lojtari i duhur për afatin kalimtar dimëror.

Pavarësisht që nisën sezonin në mënyrë fenomenale, humbja nga Hellas Verona bëri me dije se iu duhen përforcime në anën defensive.

Sipas Calciomercato, Jose Mourinho do provojë nënshkrimin me talentin portugez.

22-vjeçari e njeh mirë Seria A, meqenëse zhvilloi 21 ndeshje me Milanin, 10 si titullar dhe 11 si zëvendësues.

Dalot këtë edicion ka zhvilluar 54 minuta në të gjitha garat nga trajneri Ole Gunnar Solskjaer, derisa në dy ndeshjet erdhi nga stoli.

Mourinho e kishte transferuar Dalotin gjatë vitit 2018 kur ishte në krye te Man Unitedit.

Postime të ngjajshme
Sport

Obërtinca jep dorëheqje, Fushë Kosova emëron trajnerin e ri

Sport

Nga Muriqi, Rrahmani, Hysaj dhe Gjimshiti, zbulohen pagat e futbollistëve shqiptarë në Serie A

Sport

Ndeshje tejet interesante zhvillohen në xhiron e 10-të të Ligës së Parë, këto janë delegimet e plota të gjyqtarëve

Sport

Delegohen gjyqtarët për xhiron e 11-të në Superligën e Kosovës