Sport

Roma dhe Juventus ndajnë pikët në derbin e javës

Roma dhe Juventus kanë luajtur baras 2-2 në derbin e javës së dytë në Serie A

Në Olimpico të Romës u zhvillua një ndeshje shumë interesante dhe me katër gola të realizuara, shkruan Reporteri.net

Veretout shënoi dy golat e Romës, derisa në anën tjetër për Juven realizoi dy herë i zakonshmi CR7.

Roma ishte me një futbollist më shumë në fushë që nga minuta e 62-të, kur Rabiot u përjashtua pas kartonit të dytë të verdhë.

Pas dy xhirove të luajtuara Juventusi zë vendin e pestë me 4 pikë, derisa Roma në vendin e 13-të me 1 pikë.

Ndërkaq, Ronaldo është golashënuesi më i mirë me 3 gola pas dy xhirove të zhvilluara në Serie A.

Postime të ngjajshme
Sport

Ballkani realizon edhe golin e dytë ndaj Trepçës ’89

Sport

Trepça '89 - Ballkani: Mbyllet pjesa e parë me këtë rezultat

Sport

Ka gol në ndeshjen, Trepça '89 - Ballkani

Sport

Prishtina - Gjilani: Mbyllet pjesa e parë e përballjes