Show Bizz

Robert Berisha nuk ia vetë letrat shtetit, mban mbrëmje muzikore plot me njerëz

Ani pse disa nga masat janë liruar, ende janë në fuqi ato sa i përket mbajtjes së mbrëmjeve muzikore, si koncerte apo ahengje të ndryshme familjare.

Por, për disa duket se kjo gjë më nuk ka kuptim!

Në kundërshtim me masat në fuqi së fundmi ka vepruar një lokal në Suharekë, ku si të ftuar ka pasur këngëtarin Robert Berisha, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Madje ka qenë vetë ky i fundit ai i cili ka shpërndarë video të shumta në Instagram nga atmosfera atje, derisa shihet që lokali është i mbushur plot me njerëz, dhe respektimi i masave anti-Covid është zero.

Ndryshe, gjatë ditës së djeshme, Kryetari i Departamentit të Estradës, Afrim Muqiçi në një prononcim për Gazetën Online Reporteri tha se presin që të premten (nesër) të aprovohen të gjitha masat që ata kanë kërkuar të lirohen, përfshirë këtu mbajtjen e koncerteve e dasmave.

Sipas Muqiçit nuk ka më logjikë që një gjë e tillë mos të ndodhë.

https://video.gjirafa.com/253702768-136713252044210-7924687302901402230-n-mp4

Related posts
Show Bizz

Reagimi i vetëm i Bora Zemanit pas gjithë situatës me Donaldin

Show Bizz

Publikohen momente të Borës dhe Beatrixit kur ishin shoqe

Show Bizz

Elita Rudi tregon si e refuzoi Besim Dina ftesën e saj

Show Bizz

Këta janë dy banorët më të ri në ‘’BBV’’

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *