Show Bizz

Rita Ora, Tayna e Dafina i referohen vetes si ‘kosovare’, plas debati në rrjetet sociale

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Një postim i Ritës ku ka shprehur përkrahre dhe admirim për artistet nga Kosova ka bërë që të debatohet mes shqiptarëve në rrjetet sociale.

Një debat i zjarrtë lidhur me këtë ka nisur në Instagramin e Dafina Zeqirit. Ka qenë ajo e cila ka postuar komplimentat e Rita Orës ndaj saj dhe Taynas për këngën “Bye Bye”. Rita Ora, në rrëfimin e saj, i quajti vajzat “Kosovan women” (vajza kosovare) dhe më pas, u përforcua nga komenti i Taynës e cila gjithashtu përdori këtë term.

Ndjekësit ia nisën menjëherë debatit lidhur me këtë teksa ishin të shumtë komentuesit nga Shqipëria të cilët shkruanin se termi ‘kosovare’ është përjashtues për ta dhe se nuk duhet të largohen nga përkatësia shqiptare sapo marrin famë.
Disa nga komentet ishin këto:

“Tash po i thoni vetes Kosovan Women a? Keni marrë pasaportat e Shqipërisë  e me to po lëvizni nëpër shtetet e po boni biznes. Ahh interesi bre…” – shkruan një komentues.

“Tayna kur u bëre kosovare sapo u bëre e famshme?” – shkruan një tjetër.

“Shqiptare jo kosovare!” – thekson një tjetër komentues.

Ndërkohë nëse jeni kuriozë se si vazhdojnë mendimet e gjithsecilit, shkoni në profilin e Dafinës për të lexuar qindra komentet që po ‘vërshojnë’ sektorin e komenteve,  dhe siç ndodh rëndom, komentuesit e kanë humbur temën e debatit dhe ofendimet ndaj njëri tjetrit kanë zënë vendin e arsyetimit konstruktiv.

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Show Bizz

Lansimi i albumit\ Noizy përgatit një surprizë të madhe, ka një kërkesë për fansat

Show Bizz

“Kam gabuar si dreqi, boll durova”, Kiara vazhdon të shpërfaqë sjellje të çuditshme në BBVA

Show Bizz

Dy të famshmet krishtere shqiptare që po agjërojnë Ramazanin: Më fal qetësi dhe kënaqësi shpirtërore

Show Bizz

Sot njëri prej personazheve më të dashur për shqiptarët, a e njihni vogëlushin në foto