Show Bizz

Rita Ora bën thirrje për të ndihmuar Australinë

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Ora, gjatë vitit që lamë pas ka qenë një prej emrave më të spikatur në faqet rozë.

Ndonëse po vazhdon të jetë mjaft e angazhuar, ajo së fundmi u ka bërë thirrje që të ndihmojnë Australinë për shkak të zjarreve që e kanë kapluar.

Ajo bëri një postim në InstaStory, përmes së cilit njofton se duhet të bëhemi bashkë për të ndihmuar këtë krizë të vendit.

“Ne duhet të bëhemi bashkë për të ndihmuar Australinë në këtë kohë krize”, ka shkruar ndër të tjerash biondja, duke u bërë thirrje të gjithëve për të kontribuar.

Në natën e Vitit të Ri njerëzit u detyruan të iknin në plazh, të gatshëm të hidheshin në ujë për të mbrojtur veten nga flakët ndërsa qielli ktheu një të kuq apokaliptik.Siç raportuan media e huaja, mijëra njerëz kanë kaluar katër ditë në një gjendje stresi, pasi u ishte thënë se ishte shumë e rrezikshme të largohej nga qyteti.

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Show Bizz

Lansimi i albumit\ Noizy përgatit një surprizë të madhe, ka një kërkesë për fansat

Show Bizz

“Kam gabuar si dreqi, boll durova”, Kiara vazhdon të shpërfaqë sjellje të çuditshme në BBVA

Show Bizz

Dy të famshmet krishtere shqiptare që po agjërojnë Ramazanin: Më fal qetësi dhe kënaqësi shpirtërore

Show Bizz

Sot njëri prej personazheve më të dashur për shqiptarët, a e njihni vogëlushin në foto