Sport

Rikthimi në Suharekë dhe premtimi i Munishit për xhirot e mbetura!

Gjilanin e pret një sfidë tejet e vështirë në kuadër të xhiros së 30-të të kampionatit elitar të futbollit Kosovar. Skuadra që tashmë drejtohet nga Ismet Munishi do të udhëtoj drejt Suharekës për t’u përballur me Ballkanin, skuadër kjo që po lufton për të dalë kampion këtë edicion.

Sfidë e vështirë do të jetë edhe për trajnerin Ismet Munishi, i cili rikthehet për t’u përballur me të kaluarën e tij.

Në një prononcim për Gazetën “Enigma”, i pari i shtabit teknik të ‘kuqebardhëve’ ka deklaruar se do të jetë një sfidë emocionale për të ndaj ish-skuadrës, mirëpo tashmë është i fokusuar për të ardhmen dhe se do ta bëj të pamundurën për të patur suksese me “Skifterat”.

“Është kërkesë deçisive që ta rrespektojmë kampionatin “Fair Play”, në mënyrë që ta ruajmë emrin dhe historinë e klubit. Ne do të luftojmë në secilën ndeshje, do të futemi për të marrë maksimumin, deri në fundin e kampionatit”, deklaroi fillimisht Munishi.

Munishi do të ishte tejet i lumtur nëse Ballkani arrinë objektivat këtë sezonë, por deklaron që të dielën do të udhëtojnë për të marrë maksimumin me Gjilanin.

“Dëshira ime është që Ballkani të arrijë objektivat e këtij sezoni, por duhet kuptuar që kjo varet nga direkt ata dhe jo nga dikush tjetër”.

“Do të kem emocione në Suharekë, kuptohet se nuk është aspak e lehtë për mua. Por, tani jam trajner i Gjilanit dhe duhet t’i mbroj ngjyrat e saj me nder dhe krenari”, përfundoi Munishi.

Postime të ngjajshme
Sport

Formacionet zyrtare: Dukagjini – Llapi

Sport

Ylli i Kosovës bën debutimin në Bundesliga me Schalken

Sport

Premi e majme për Dukagjinin, nëse sonte triumfojnë në finale të Kupës

Sport

UEFA cakton gjyqtarin për finalen e madhe të Ligës së Kampionëve