Sport

Rikthimi i “bomberit” të Laçit te Drita? Përgjigjet Ardian Nuhiu

Sulmuesi nigerian, Kyrian Nwabueze është përfolur si një emrat që mund të transferohet te kampionia e Kosovës, Drita në afatin kalimtar të janarit.

Futbollisti që aktivizohet te Laçi, sipas “Panorama” mund të largohet nga Shqipëria në muajin e ardhshëm për t’iu bashkuar skuadrës gjilanase, raporton “Zeri.info”.

Megjithatë, interesimin e Dritës për 28-vjeçarin e ka mohuar kategorikisht trajneri Ardian Nuhiu.

Trajneri shkupjan në një prononcim për “Zeri.info” ka thënë se klubi gjilanas nuk ka pasur asnjë kontakt me Nwabuezen.
“Nuk është i vërtetë ky lajm. Nwabueze ka kontratë me Laçin dhe është pjesë e tyre. Nuk kemi pasur asnjë kontakt”, deklaroi të shtunën për “Zeri.info” Ardian Nuhiu.

Ndryshe, Nwabueze ishte pjesë e Dritës nga janari i vitit 2019 deri në korrik të atij viti.

Me Dritën në Superligën e Kosovës, nigeriani me pasaportë amerikane kiushte shënuar shtatë gola dhe kishte dhuruar një asistim në 12 ndeshje.

Postime të ngjajshme
Sport

Trepça ’89, shembull për ekipet tjera në biznesin e transferimeve

Sport

Allegri rikthehet në Serie A, arrin marrëveshje me këtë klub

Sport

Futbollisti i Prishtinës surprizohet për ditëlindje në Antalia

Sport

Portieri kroat rrëfehet për përvojën e re te Llapi