Sport

Rikthim i madh tek Prishtina, para ndeshjes me Dritën

Në përbërjen e Prishtinës është shtuar konkurrenca për të zënë vend në 11-shen e parë.

Në prag të ndeshjes me Dritën, tek Prishtina është rikthyer nga lëndimi edhe futbollisti, Gauthier Mankenda.

Lajmin e ka bërë të ditur, kryetrajneri i Prishtinës, Zekrija Ramadani në një intervistë dhënë për faqen zyrtare të klubit.

“Po, pritet të ketë ndryshime nga përbërja e takimit të Superkupës. Është rritur konkurrenca, janë rikuperuar të lënduarit dhe edhe Mankenda, i cili nuk ishte me ne në Antalya, është përgatitur maksimalisht dhe mund të na ndihmoj shumë”, ka deklaruar Ramadani.

Kujtojmë që mesfushori për herë të fundit kur është paraqitur për Prishtinën, ka qenë ndeshja me Ballkanin me 29 korrik të vitit 2020, ku edhe pësoi lëndimin duke i lëshuar vendin Kreshnik Ukës, i cili është huazuar në skuadrën e Drenicës.

Postime të ngjajshme
Sport

Zekirija Ramadani nuk deklarohet pas ndeshjes, kjo është arsyeja shumë interesante

Sport

Prishtina fiton krejt në fund të takimit, Leonit Abazi përsëri hero

Sport

Superliga Live: Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes, Trepça ’89 – Prishtina

Sport

Superliga Live: Trepça ’89 – Prishtina