
Drita ka kryer sot seancën e parë stërvitore pas rikthimit nga Antalia.
Në stadiumin sintetik të qytetit të Gjilanit, Ardian Nuhiu ka pasur grupin thuajse të plotë, shkruan Gazeta Olle.
Të vetmit që munguan ishin dyshja e futbollistëve të afruar së fundmi, Esosa Priestly dhe Henry Onoka.
Skuadra ka bërë të ditur në faqen zyrtare që dy transferet e reja do të arrijnë në Kosovë ditën e hënë.
Megjithatë trajneri duhet të jetë i lumtur pasi që në këtë seancë stërvitore u rikthye në kapacitet të plotë portieri i parë i skuadrës, Faton Maloku.
Drita ndeshjen e parë të pranverës e luan kundër Prishtinës, ndeshje kjo e vlefshme për raundin e 1/8 më të mirave në Kupën e Kosovës.