Sport

Rikthehet Superliga, rikthehen super derbit!

Pas pauzës së detyrueshme në vikendin e fundit si pasojë e karantinimit të disa qyteteve me vendim të Ministrisë së Shëndetësisë, si dhe vendimit të Qeverisë për pezullim të sportit, Superliga e Kosovës në futboll vazhdon të martën (sot).

Në elitën e futbollit kosovar do të luhen tri ndeshje të martën dhe një të mërkurën, kurse derbi ndërmjet Ballkanit dhe Gjilanit është shtyrë. Kjo është bërë për shkak se sulmuesi i Ballkanit, Mirlind Daku është ftuar nga Përfaqësuesja A e Kosovës për ndeshjet e këtij muaji.

Megjithatë, të martën, në kuadër të xhiros së 12-të të Superligës do të zhvillohet një derbi, ai ndërmjet kampiones në fuqi, Dritës, dhe fitueses së Kupës, Prishtinës. Kjo ndeshje nis prej orës 13:30 dhe zhvillohet në Gjilan. Është dueli i parë i këtyre skuadrave këtë edicion pasi ndeshja e xhiros së tretë nuk është zhvilluar ende për shkak të angazhimeve të Dritës në gara evropiane.

Superliga – XII

E martë

Drita – Prishtina (13:30)

(Arbitra: S. Isufi, F. Berisha, B. Morina, I. Ceroviku)

Llapi – Trepça ’89 (13:30)

(Arbitra: M. Bejtullahu, L. Muhadri, F. Jashari, A. Halilaj)

Drenica – Feronikeli (13:30)

(Arbitra: B. Kasumi, E. Zeqiri, F. Sekiraqa, B. Ajeti)

E mërkurë

Arbëria – Besa (13:30)

(Arbitra: B. Jahmurataj, F. Abrashi, B. Hyseni, E. Zasella)

Ballkani – Gjilani luhet më vonë

Postime të ngjajshme
Sport

Zeqiri: Mezani gaboi në zëvendësime, duhej të futej në lojë ky futbollist

Sport

Ish futbollisti i Gjilanit: Mezani është fajtor, ai duhet të jep dorëheqje!

Sport

Presidenti i Dritës mburret me fitoren, drejtori sportiv e ka me kritikët!

Sport

Devolli rrëfehet për aventurën te Drenica