Sport

Rikthehet Superliga e Kosovës, sot zhvillohen tri ndeshje interesante

Pas ndeshjeve ndërkombëtare, sot (e shtune) do të rikthehet futbolli elitar i Kosovës me disa ndeshje tejet interesante.

Në këtë fundjavë, do të zhvillohet java e 13-të në kuadër të Superligës së Kosovës në futboll, raporton “Zeri.info”.

Tri ndeshje do të luhen sot, ndërsa dy të tjera luhen në mesditën e së dielës.

Gjilani e pret sot Drenicën në Anamoravë, në një ndeshje ku të dyja skuadrat synojnë vetëm rezultat pozitiv, sidomos skuadra vendase.

Feronikeli, skuadra që së fundmi ka pasur disa probleme të brendshme, e pret në shtëpi skuadrën simpatike nga Lipjani, Arbëria e Dobrajvs.

Dhe për fund, Besa do ta sfidojë kampionen e Kosovës, Dritën në Pejë.

Të tri ndeshjet e sotme nisin nga ora 13:00. /Zeri.info

Postime të ngjajshme
Sport

Zeqiri: Mezani gaboi në zëvendësime, duhej të futej në lojë ky futbollist

Sport

Ish futbollisti i Gjilanit: Mezani është fajtor, ai duhet të jep dorëheqje!

Sport

Presidenti i Dritës mburret me fitoren, drejtori sportiv e ka me kritikët!

Sport

Devolli rrëfehet për aventurën te Drenica