Sport

Rikthehet Mezani, bashkë me të edhe 3 mbrojtësit titullar

Gentjan Mezani është rikthyer për t’i marrë sërish frenat e skuadrës së Gjilanit. Pas disa javë mungese për shkaqe familjare, ashtu siç kishin njoftuar zyrtarisht “kuqebardhët”, tekniku vlonjat është rikthyer më në fund me ekipin.

45 vjeçari ka drejtuar ekipin në seancën stërvitore të shtatë nëntorit të mbajtur në paraditen e së shtunës në fushën ndihmëse me bari sintetik në Gjilan.

Mezani është mirëpritur nga stafi drejtues i ekipit dhe skuadra, e cila duket e motivuar për të vijuar drejt objektivave pas rezultateve të fundit të marra, sidomos në ndeshjet në shtëpi.

Përveç Mezanit në seancën stërvitore janë parë edhe tre mbrojtësit e qendrës, Ylber Kastrati, Franc Veliu dhe Ivan Fustar, të cilët kanë vijuar normalisht stërvitjen me pjesën tjetër të grupit, pasi që ishin në proces të rikuperimit.

Shtyerja e ndeshjes ndaj Ballkanit, fillimisht për mesjavë, më pas edhe për më vonë për shkak të impenjimeve të disa nga futbollistët e dy skuadrave me ekipin U21 të Kosovës duket se do t’u bëj hajr “kuqebardhëve”, të cilët kanë më shumë se gjysmën e skuadrës në infermieri.

Postime të ngjajshme
Sport

Sharri ndalet nga Rahoveci, ja rezultatet e ditës në Ligën e Dytë!

Sport

Ballkani vazhdon me fitore, Munishi kërkon përmirësime në këtë repartë

Sport

Devolli: Nuk na mposhti Ballkani

Sport

Tabela e Superligës së Kosovës në futboll pas javës së 14-të