Sport

Ulpiana ’92 ankohet se u sulmua nga kundërshtarët

Dje, në stadiumin e Kishnicës janë ballafaqur, Hajvalia 2020 me Ulpianën ’92, raporton GazetaSheshi.

Ky takim nuk është shkuar ashtu siç duhet, pasi mysafirët janë ankuar.

KF Ulpiana ’92 nëpërmjet një komunikatë të hedhur në llogarinë e tyre zyrtare, janë ankuar në referimin e takimit, në organizimin e ndeshjes e deri tek skuadra vendase.

“KF Ulpiana 1992 udhëtoi për në Kishnicë për të zhvilluar ndeshjen e javës së tretë kundër FC Hajvalia 2020, lojë e cila filloi nga ora 12:30 në Stadiumin e Kishnicës.

Nga minuta e parë e deri e fundit, referimi ishte skandaloz duke u bërë presion të vazhdushëm lojtarëve tonë përmes ndëshkimit me karton të verdhë e të kuq si dhe mbajtje anë kundër nesh haptazi.

Menaxhmenti i FC Hajvalia 2020 dhe qindra tifozë, ku sipas rregullave nuk do duhej të ishin më tepër se 20 shikues gjithsejt vazhduan me presion të vazhdushëm deri në starte të ashpra nga lojtarët e tyre dhe sulme fizike nga lojtarët, menaxhmenti e shikuesit e FC Hajvalia 2020 ndaj lojtarëve tonë, ku si pasojë kanë mbetur të lënduar 5 lojtarë, njëri prej tyre ka marrë tretmant në QKUK në Emergjencë.

Për KF Ulpiana 1992 këto sjellje janë të papranushme, ku ditëve në vijim do të paraqesim ankesën tonë me argumente (foto dhe inqizime) në Komisionin përkatës në Federatën e Futbollit të Kosovës”, ka shkruar KF Ulpiana ’92.

Ky takim i ka takuar Ligës së Tretë, ku Hajvalia e ka fituar me rezultat minimal 1:0.

Postime të ngjajshme
Sport

Munishi kapet me drejtorin e Dritës: Veç për volejboll mundesh mem fol

Sport

Shtatë futbollistë shqiptarë tek Lokomotiva e Zagrebit, ja sa është paga mesatare tek klubi kroat

Sport

“Skifterat” me komunikatë publike: Qëndrojmë prapa Gjilanit dhe vendimeve të presidentit Zuka

Sport

Ibrahimi paralajmëron Drenicën para takimit të së martës