Sport

Rikthehet dhuna në futbollin kosovar, sulmohen gjyqtarët e ndeshjes!

Është rikthyer dhuna në futbollin kosovar, teksa gjyqtarët janë bërë sërish cak i goditjeve. Siç mëson Gazeta “Sheshi” treshja e gjyqtarëve të ndeshjes Prizreni dhe Dejni janë sulmuar me të përfunduar takimi.

Arbitri kryesor Pren Kabashi e ka pësuar më së shumti, teksa pas goditjeve të marra i është dashur edhe tretman mjekësor.

Sharjet, fyerjet, linçimet dhe gjithçka tjetër janë evidente pothuajse në çdo ndeshje, mirëpo pikërisht për këtë arsye drejtuesit e institucionit rajonal të futbollit në Pejë besojnë se i ka ardhur fundit.

Përmes një shkrese drejtuar Gazetës “Sheshi”, kryetari i Komisionit të Gjytarëve të Futbollit, Haxhi Ibërdemaj ka reaguar ashpër teksa kërkon të ndërpriten menjëherë këto akte vandale.

Reagim për sulmin fizik ndaj kolegut tonë, Pren Kabashi. Gjyqtarët e Futbollit të Rajonit të Pejës, reagojmë dhe ngrisim zërin për sulmin ndaj kolegut tonë z.Pren Kabashi, i cili pas përfundimit të ndeshjës futbollistike në ligen e tretë: KF “Prizreni”- KF “Dejni”, rrugës për zhveshtore është sulmuar nga disa lojtarë mysafir, me çka është dashur të kërkojë tretman mjekësor. Linçimet dhe gjuha ofenduese e ditëve të fundit është e pa tolerueshme, ajo gjuhë dhe atmosfera e krijuar vite me radhë nga disa trajnerë dhe përfaqesues të klubeve ka sjellë sot deri te sulmi më i ri fizik ndaj kolegut tonë.

Për ne këto sjellje dhe sidomos dhuna e sotit ndaj gjyqtarit Kabashi si dhe ofendimet e përditëshme edhe ndaj gjyqtarëve të tjerë janë të pa tolerueshme, andaj ngrisim zërin dhe kërkojmë nga organet tona që sa më parë, ndaj akterit të dhunës së sotme si dhe ndaj atyre që po shajnë dhe ofendojnë gjyqtarët, e sidomos ndaj atyre që po guxojnë të qojnë dorë apo të ofendojnë gjyqtarët e Futbollit, të mirren masa në mënyrë që këta persona sa më parë të vihen para drejtësisë.

Me respekt, Haxhi Iberdemaj Kryetar i Komisionit të Gjytarëve të Futbollit – Rajoni Pejë.

Postime të ngjajshme
Sport

Edukatë shembullore e skuadrës së Istogut

Sport

Flitej për Milanin, Liverpoolin e Dortmundin, por Rashica ....

Sport

PSG arrin fitore të madhe ndaj Man United – Barça, Juventusi dhe Chelsea kryejnë detyrën

Sport

Barcelona e kalon lehtësisht Ferencvarosin