Tifo-grupi i kampionit aktual në vend, Feronikelit, Tigrat e Zi, priten t’i rikthehen përsëri tribunës në “Rexhep Rexhepi”.
Njoftimi i fundit i tyre në rrjetet sociale daton me 17 shtator 2019.
Pas kësaj periudhe bojkoti, Tigrat e Drenasit kanë paralajmëruar rikthim me anë të një shkrimi në rrjetet sociale.
Më poshtë shkrimi i kësaj tifozërie:
Pas bojkotit rikthehen ntribuna tigrat e ziTë gjithë e din se emri i tifogrupit tonë është emer i madhë ku dhe gjatë luftes ishte emer i njesis speciale dhe ne rikthemi n’tribunen perndimore bashkë me grupin Tigrat E Zi qe të mos e lajmë ketë grup si te shuar andaj të shtunën takohemi nga ora 12:00 në sheshin e qytetit dhe nga aty nisemi në stadion për ta përkahur klubin tonë të zemres i cili ka nevoj për perkrahjen tonë më shumë se kurrë.Ftohen të gjithë qe kur të përfundon loja te jene prezent ku do të mbahet edhe një mbledhje ku do të zgjidhet kryesia dhe do të diskutohen udhtimet e tifogrupit tonë për ta mbeshtetur klubin tone të zemres KF FERONIKELIN.