Sport

Rikthehen në aksion top pesë ligat evropiane, këto ndeshje luhen sonte

Pas ndeshjeve në Ligën e Kampionëve dhe në atë të Evropës, tani rikthehen në aksion pesë top-ligat evropiane me disa ndeshje interesante, shkruan Zeri.info.

Pesë ligat kryesore evropiane sonte (e premte) rikthehen në aksione ku në secilën prej tyre luhet nga një ndeshje.

Sfida e parë është ajo mes Mainz dhe Borussia Monchengladbachit në Bundesligën gjermane nga ora 20:30.

Në Seria A, Empoli dhe Genoa përballen mes vete në duelin që hap xhiron e 12-të nga ora 20:45.

Skuadra e Armando Brojës, Southamptoni e pret në shtëpi Aston Villën, në kuadër të xhiros së 11-të në Premierligë, nga ora 21:00.

Xhiron e 13-të në Ligue 1 e hap dueli Lens-Troyes nga ora 21:00.

Ndërsa në La Liga, Athletic Bilbao ballafaqohet me Cadizin në ora 21:00.

Related posts
Sport

Barcelona pëson edhe golin e tretë

Sport

Kosovare Asllani shënon gol për Real Madridin në Ligën e Kampionëve të femrave

Sport

Ky pritet të jetë kundërshtari i radhës i Furyt

Sport

Formacionet zyrtare: Bayern Munich – Barcelona

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *