Sport

Rikthehen në aksion top ligat evropiane, këto ndeshje luhen sonte

Pas ndeshjeve në kompeticionet evropiane tani do të rikthehen kampionatet elitare.

Përballja mes Koln dhe Greuther Furth nga ora 20:30 e hap xhiron e shtatë në Bundesligën gjermane.

Kolni llogaritet favorit përballë Greuther Furth që ende nuk di për fitore këtë edicion.

Në Serie A, Cagliari e pret në shtëpi Venezian me fillim nga ora 20:45, një një ndeshje që pritet të jetë shumë interesante pasi të dyja ekipet ndodhen në zonën e rrezikshme të rënies nga liga.

Në Ligue I të Francës, takohen Lens dhe Reims në ora 21:00, pas tetë xhirove të para Lens renditet e dyta me 15 pikë, kurse Reims ka 10 pikë në pozitën e njëmbëdhjetë.

Athletic Bilbao do të ballafaqohet me Alavesin nga ora 21:00 në ndeshjen hapëse të xhiros së tetë në La Liga.

‘Baskët’ llogariten favorit të marrin fitore nga ky duel pasi janë në formë më të mirë se Alaves.

Në ndërkohë ndeshjet tjera në top pesë ligat evropiane do të luhen të shtunën dhe të dielën.

Pas kësaj xhiroje kampionatet do të jenë në pushim për dy-javë pasi do të jenë ndeshjet e Kombëtareve.

Postime të ngjajshme
Sport

Obërtinca jep dorëheqje, Fushë Kosova emëron trajnerin e ri

Sport

Nga Muriqi, Rrahmani, Hysaj dhe Gjimshiti, zbulohen pagat e futbollistëve shqiptarë në Serie A

Sport

Ndeshje tejet interesante zhvillohen në xhiron e 10-të të Ligës së Parë, këto janë delegimet e plota të gjyqtarëve

Sport

Delegohen gjyqtarët për xhiron e 11-të në Superligën e Kosovës