Lajme

Rikthehen masat kundër COVID-19 në Itali, në këtë rajon mbyllen baret dhe restaurantet

Lombardia, rajoni italian më i prekur nga vala e dytë e COVID-19, mbyll që nga sot të gjitha baret dhe restorantet duke nisur nga mesnata dhe pezullon të gjitha aktivitetet sportive amatore.

Përveç kësaj, duke nisur nga ora 18:00, baret do të mund t’u shërbejnë vetëm klientëve të ulur në një tryezë, sipas urdhëresës rajonale të miratuar dje, por që hyn sot në fuqi deri më 6 nëntor.

Një masë tjetër, shitja e alkoolit do të ndalohet pas orës 18:00, ashtu si edhe konsumimi i ushqimit dhe pijeve në rrugët publike. Sidoqoftë, shpërndarja e ushqimit në shtëpi mbetet e autorizuar, raporton ATSh.

Respektimi i këtyre masave do të sigurohet nga forcat e sigurisë.

“Kontrollet do të jenë të shumta”, theksoi prefekti i Milanos, Renato Saccone.

Gadishulli kaloi dje pragun simbolik prej 10 000 raste të reja me COVID-19 në 24 orë duke konfirmuar një rritje të konsiderueshme të kontaminimeve në vend, pavarësisht kufizimeve të vendosura nga qeveria.

Postime të ngjajshme
Lajme

Pensionistëve po u kërkohet të kenë 15 vite përvojë punë para lufte

Lajme

Jevtiq raporton në Komisionin për komunitete

Lajme

Seanca dëgjimore për rastin Salih Mustafa mbahet sot

Lajme

Mot me diell dhe vranësira