
Liga e Kampionëve rikthehet sonte me fillim nga ora 21:00, me dy takime shumë interesante.




























Nerazurët do të udhëtojnë në tempullin Anfield, ndeshja e parë në mes të dy klubeve përfundonte në të mirë të anglezëve. Inter 0-2 Liverpool.
Firmino dhe Salah u përkujdesen që nga San Siro, ‘The Reds’ të dalin me një rezultat tejet të favorshëm, por që akoma nuk e kanë siguruar biletën për në çerek-finale.




































Ndeshja e dytë e cila do të zhvillohet sonte, është ajo në mes të BayerN Munich dhe Salzburg. Pas 90-të minutave të para, ndeshja në Austri përfundonte me rezultatin 1-1.
Salzburg e cila për herë të parë është kualifikuar në fazën eleminatore të Ligës së Kampionëve, do të udhëtojë në Gjermani, aty ku bavarezët kanë rekord fantastik në Ligën e Kampionëve.