Lajme

Ridvan Berisha, ka kritikuar shkarkimin e bordit të RTK’së nga Qeveria Kurti

Gazetari Ridvan Berisha, ka kritikuar shkarkimin e bordit të RTK’së nga Qeveria Kurti, derisa tha se qëllimi i Kurtit është që të shtrij propagandën në këtë televizion, shkruan Gazeta Metro.

Berisha, tha se ai ishte kryeredaktor dhe nuk ishte pjesë e këtij bordi por shtoi se e di mirë se si shkojnë gjërat brenda televizionit.

Ai shtoi se Kurti dëshiron të kapë mikrofonin e RTK’së dhe të shtrij propagandën, që më pas të komunikoj më lehtë me publikun.

”Nuk po du me e paragjyku, por Vetëvendosje dhe Kurti e ka për objektiv të madh kapjen e mikrofonit të RTK’së, kapjen e propagandës për sa kohë, egoja e tij kryefokusohet te komunikimi me publikun, Pas luftës baca i ndjerë Adem Demaçi i patën mundësuar disa paraqitje publike në RTK, ato janë zhdukur nuk e di për çfarë arsye. Kurti vuan nga retorika e komunikimit me publikun”, tha Berisha.

Postime të ngjajshme
Lajme

Parashikimi i motit për ditën e diel

Lajme

Përveç temperaturave të larta, Kosova në këto ditë do të zhytet edhe me pluhurin saharian

Lajme

Infektologu kosovar tregon se pse po infektohen të vaksinuarit kundër COVID-19

LajmeShow Bizz

Morena Taraku mesazh publik Edi Ramës! Me fjalë të ashpëra zbulon diçka që nuk e kemi ditur