
Franck Ribery është lojtar i Fiorentinës dhe me tepër sulmuesi francez ka arritur marrëveshjen me klubin italian dhe sot është nisur për në Firence të Italisë.
Vetë francezi ka postuar një “Allez” nga avioni në Instagram, ndërsa gruaja e tij, Wahiba, ka publikuar një foto të tij dhe një zemër ngjyrë violë.
Ribery ka rënë dakord me drejtuesit e klubit të Serie A për pagën 4-4.5 milionë euro, pasi kanë negociuar për 40 ditë me radhë në heshtje dhe pa u zbuluar nga mediet. Ende nuk dihet se sa vjeçare do të jetë kontratë e 36-vjeçarit tek Fiorentina.
Ndërkohë në aeroportin e Firences kanë dalë qindra tifozë për të priturin yllin e tyre më të ri.