Sport

Ribery zbulon pse zgjodhi Fiorentinën dhe ka një mesazh për CR7

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Është dita e Frank Ribery në shtëpinë e Fiorentina-s.

Ish-ylli i Bayern Munich është prezantuar në  konferencë për shtyp dhe ka zbuluar arsyen pse zgjodhi të transferohej te Fiorentina.

“Dua të falënderoj menaxherët e mi dhe drejtuesit e klubit. Kemi folur shumë dhe kemi gjetur një marrëveshje që më ka bërë të lumtur”, ka thënë francezi.

“Jam shumë i lumtur që jam këtu. Kam ndier shumë besim kundrejt meje nga klubi. Edhe gruaja ime ka qenë vendimtare në këtë zgjedhje, sepse familja është thelbësore për mua”.

“Një stimul të luash në një kampionat me Ronaldo-n? Kam ardhur këtu për të ndihmuar skuadrën time, që është Fiorentina. Nuk jam këtu për t’i bërë konkurrencë Ronaldo-s”.

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Sport

I mbajtur një vit në burgun serb pasi e ngatërruan me dikë tjetër, Petrit Dula pas lirimit rrëfen për periudhën e vështirë që kaloi

Sport

Gjilani kalon në epërsi ndaj Llapit

Sport

Shënon Llapi, e ngushton rezultatin

Sport

Duka më i votuari në UEFA, rizgjidhet anëtar i Komitetit Ekzekutiv