Sport

Rezultatet mes Besës dhe Drenicës në pesë takimet e fundit

Drenica do të udhëtojë drejt Besës për të kërkuar pikët e mbijetesës, pasi ‘kuqezinjtë’ ndodhen në zonën e rrezikshme dhe synojnë që ta shfrytëzojnë udhëtimin në Brestovik për të marrë frymë në klasifikim.

Megjithatë, përballjet e fundit ndërmjet këtyre dy skuadrave nuk kanë qenë aspak të lehta për ‘Shqiponjat e Zeza’ që llogariten favorit në këtë takim.

Dy fitore në pesë përballjet e fundit dhe tri barazime, dy prej të cilave këtë edicion, që i vështirësuan jo pak punën skuadrës nga Skenderaj.

 

Si për ironi të fatit dy barazimet e këtij edicioni përfunduan me rezultatin e barabartë 0-0. Takimi i parë ishte zhvilluar në Brestovik të Pejës, ndërkohë ai i fazës së tretë në “Bajram Aliu” të Skenderajt.

Pikërisht në këtë stadium, në shtëpinë e tyre Drenica regjistroi fitoren e vetme këtë edicion ndaj pejanëve dhe atë me rezultat të ngushtë 2-1.

Rezultatet mes Besës dhe Drenicës në pesë takimet e fundit

Postime të ngjajshme
Sport

Jo vetëm Mourinho, një tjetër emër i madh i futbollit mund të zbarkojë në Romë

Sport

Prishtina dhe Llapi kanë siguruar tashmë daljen në Evropë, ja sa para do t’i fitojnë

Sport

Skuadra e madhe gjermane kërkon Granit Xhakën

Sport

Liverpool kërkon yllin e Real Madridit, ky është çmimi i vendosur për të