Sport

Rezultatet: Llapi – Drenica, Prishtina – Besa

Prishtina ka rigjetur rrugën drejt tre pikëshit, derisa në kuadër të xhiros së gjashtë në Superligë e ka mposhtur në shtëpi skuadrën e Besës me rezultat bindës 4-0, raporton Gazetasheshi.com.

Kjo ishte vetëm fitorja e dytë sezonale për skuadrën e Zekirja Ramadanit, që tashmë mund të frymojë më lirshëm pas kësaj fitore.

Otto John me tre gola dhe Mërgim Pefqeli me një tjetë kontribuan në triumfin e ‘bardhekaltërve’ të cilët tashmë ngriten në kuotën e tetë pikëve.

Llapi vazhdojnë të mbeten pa fitore këtë edicion, pasi që pësuan sërish disfatë në shtëpi, këtë herë nga Drenica, shkruan Gazetasheshi.com.

Golin e vetëm në këtë takim e shënoi Hysen Tahiri në minutën e 53-të të ndeshjes.

Me këtë fitore “kuqezinjtë” ngriten në kuotën e tetë pikëve, ndërkohë Llapi mbetet me një pikë në fundin e tabelës.

Postime të ngjajshme
Sport

Mësohet edhe orari: Ja kur luhen ndeshjet dhe cila transmetohet në Klan Kosova

Sport

Kryetari i Suharekës publikon fotografi me Ismet Munishin pas triumfit të Ballkanit ndaj Dritës

Sport

Fushë Kosova – Bashkimi i Koretinit, ja se cila skuadër ka fituar në derbin

Sport

Ronaldo i befason të gjithë me pamjen e re