Sport

Rezultatet e dobta, Duro ndërmerr masat ndaj gjashtë lojtarëve

Rezultatet jo të mira kanë bërë që trajneri i Feronikelit, Klodian Duro, të ndërmarrë masa ndaj një pjese të lojtarëve.

Janë gjashtë lojtarë me të cilët është i paknaqur trajneri nga Shqipëria.

Ai ka vendosur që lojtarët: Bedri Greca, Viktor Kuka, Argjend Bardhi, Alban Pnishi, Marclei Santos dhe Ardi Qorri, të stërviten ndarazi nga skuadra, mëson ekskluzivisht Gazeta Olle.

Mbetet të shihet nëse Duro do të llogarit sërish në ta, pasi të gjithë kanë kontrata me klubin dhe largimi i tyre është i pamundur.

Kujtojmë që ditë më parë Duro shkarkoi ndihmës trajnerët Ramiz Dervishi e Avni Hasani, ndërsa Greca bëri bujë për rrahjen e ekonomit të klubit.

Përmes një komunikate të zëdhënësit të klubit, Erlind Krasniqi, u paralajmërua ndryshime në ekipë.

Postime të ngjajshme
Sport

Edukatë shembullore e skuadrës së Istogut

Sport

Flitej për Milanin, Liverpoolin e Dortmundin, por Rashica ....

Sport

PSG arrin fitore të madhe ndaj Man United – Barça, Juventusi dhe Chelsea kryejnë detyrën

Sport

Barcelona e kalon lehtësisht Ferencvarosin