Sport

Rezultatet e dobëta nga Liverpooli, reagon Xherdan Shaqiri

Futbollisti i Liverpoolit, Xherdan Shaqiri, ka folur rreth rezultateve negative të skuadrës gjatë këtj sezonin, transmeton Zeri.info.

Reprezentuesi zviceran ka thënë se ky është futbolli dhe i ndodhë të gjithëve të kenë uljet dhe ngritjet e tyre.

“Ky është futbolli. Ne jemi njerëz të zakonshëm që kemi ulje dhe ngritje. Kjo është normale. Ne nuk jemi robotë që të jemi gjithmonë 200% gati. Skuadrat në Premier Ligë janë të mira, edhe nëse luan ndaj skuadrave të vogla është e vështirë. Top skuadrat nuk janë gjithmonë në maksimumin e tyre. Nuk na ndodhë vetëm neve” – u shpreh futbollisti gjilanas.

“Ne luajmë në ligën më të fortë në botë dhe në këtë sezon po e shohim se çdo kush mund ta mposht çdo kënd. Ne kemi një sezon interesant para nesh. Asgjë ende nuk ka përfunduar në kampionat” – ka deklaruar 29 vjeçari.

Ndryshe, Liverpoolin sot e pret një test i vështirë ndaj Manchester Cityt, skuadër e cila nuk njeh humbje në 13 ndeshjet e fundit në Premier Ligë dhe është lider në tabelë.

Postime të ngjajshme
Sport

SUPERLIGA LIVE: Mbyllet pjesa e parë me këtë rezultatë

Sport

Liga e Parë LIVE: Rezultatet momentale

Sport

Liga e Parë LIVE: Onix vs. Vëllaznimi, Ulpiana vs. Ferizaj, Kika vs. Flamurtari

Sport

Superliga e Kosovës live – Feronikeli – Drita