Sport

Rey Manaj nuk ndalet, gjen golin e 11-të me Barcelonën

Rey Manaj po kalon sezonin më të mirë të karrierës së tij, pasi sulmuesi shqiptar ka qenë i pandalshëm me Barcelonën B, ku ka shënuar 11 gola në kampionat.

Një shifër kjo që tregon marrëdhënien e mirë të lushnjarit me portën kundërshtare.

Ecurinë pozitive e ka vazhduar edhe ndeshjen e sotme. Barcelona B është duke fituar 2-0 kundër Ibizas, ndërsa siparin e golave e ngriti pikërisht Manaj.

24-vjeçari kërcen bukur në shtyllën e parë pas një goditje nga këndi dhe realizon kështu një supergol me kokë në minutën e 23-të të takimit. Ky ishte i 11-i gol për futbollistin shqiptar në këtë sezon.

 

Postime të ngjajshme
Sport

Dukagjini – Llapi: Kjo skuadër rrëmben trofeun e Kupës së Kosovës

Sport

Ka gol në finalen, Dukagjini – Llapi

Sport

Milani me një këmbë në Ligën e Kampionëve

Sport

Formacionet zyrtare: Dukagjini – Llapi