Lajme

Rexhep Selimi i përgjigjet Ramush Haradinaj që e akuzoi se ka ‘knu’ në Hagë

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Rexhep Selimi i përgjigjet Ramush Haradinaj që e akuzoi se ka ‘knu’ në Hagë Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, është i ftuar sonte në emisionin Pressing në T7.

Ai i është përgjigjur Kryeministrit në largim, Ramush Haradinajt, i cili të hënën tha në Pressing se Selimi ka “knu” në Gjykatën Speciale, duke aluduar se ai ka qenë dëshmitar në dhomat e Specializuara në Hagë.

Selimi i ka mohuar këto akuza kategorikisht.

Ai ka thënë se kohët e fundit nuk e kupton shumë Ramush Haradinajn.

“E kam dëgjuar dhe nuk e kam pritur mirë. Nuk është hera e parë që e kam dëgju. Unë dua të them se Ramushi e di që nuk është ashtu. E di që është rrenë dhe e di burimin e kësaj rene. Po më bën përshtypje pse Ramushi po e knon atë këngë kur e di prej nga vjen. Autori i këngës është Hashim Thaçi, dhe nuk e kuptoj pse Ramushi e ndjek atë”, është shprehur Selimi.

Tutje Selimi ka thënë se asnjëherë nuk është thirrur nga Gjykata Speciale as si dëshmitar as si i dyshuar.

“Dua të them që është turp që një luftëtar të shkonte në Gjykatë si dëshmitar i fshehur”, ka thënë Selimi./GazetaExpress/

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Lajme

Vuçiq s’arrin ta fus ushtrinë në Kosovë, për 30 sekonda bombardohet Beogradi

Lajme

Nuk jam ateist, Valon Syla tregon se në çka beson

Lajme

E pazakontë: Majmuni shijon rrezet e diellit në ballkonin e një banese në Prishtinë

Lajme

‘Eskalon’ deputeti i VV-së, me akuza ndaj Kryeziut: Po mërzitesh që s’po fiton Radoiçiqi, shyqyr që po iu bien maskat