Lajme

Rexha tregon arsyet e dorëheqjes nga AKP

Blerim Rexha gjatë intervistimit nga Komisioni Hetimor Parlamentar lidhur me procesin e privatizimit në Kosovë, ka thënë se aryseja e dorëheqjes së tij nga kryesuesi i Bordit të AKP-së në vitin 2013, qe sepse 5 mijë ari tokë u shitën për vetëm nga 1 euro ari nga AKP, shkruan Gazeta Metro.

Rexha para anëtarëve se është i habitur për ftesën e këtij Komisioni, pasi siç tha se ka shërbyer në AKP mjaft në kohë të shkurtë, dhe se ky institucin nuk ka qenë në funksion të zhvillimit të vendit.

“Në këtë institucion ka kryesuar vetëm dy mbledhje të Bordit, dhe AKP nuk ka qenë në funksion të zhvillimit të vendit. Në këtë institucion kam shkuar me synimin për të krijuar një transparencë të plotë, por kam hasur në vështirësi”, tha Rexha para Komisonit.

Kryesuesi i Komisionit Hajrulla Çeku ka pyetur Rexhën cilat ishin arsyet e dorëheqjes. Rexha tha se arsye e dorëheqjes, sipas tij ka qenë privatizimi me çmim mjaft të ulët.

“Pesë mijë ari tokë janë shitur nga një euro ari. E kam kundërshtuar këtë proces të privatizimit me këtë çmim mjaft të ulët. Ndërsa, në bord anëtarët me thoshin: ‘po të dhimbset toka e Kosovës?’. Andaj, kjo ka qenë një ndër arsyet e dorëheqjes”, tha Rexha.

Ai ka treguar edhe kohën kur ka shërbyer në AKP.

“Jam emëruar më 21 shkurt 2013 dhe më 16 maj kam dhënë dorëheqje, që i bie se kam shërbye 84 ditë punë në AKP”, tha ai./

Postime të ngjajshme
Lajme

Gjyshja kosovare bëhet hit në internet, hip në BMW luksoze dhe i jep gaz

Lajme

Vuçiqit e Bërnabiqit s’ju pëlqeu fjalimi i Kamberit në Kuvend, por ky ka disa porosi për ta

Lajme

Zgjedhjet për kryetar komune në Podujevë: Si pritet të votojnë të prekurit nga Covid-19

Lajme

Ministria e Financave porosit dron 18 mijë euro, tregon se çka i duhet